Diogo Dalot është një nga lojtarët më të dalluar të Manchester United gjatë këtij sezoni. Anësori i djathtë portugez, është përshtatur për mrekulli me skemat dhe idetë e Ten Hag.
Zërat e merkatos flasin për një interesim nga Real Madrid dhe Barcelona, por 24-vjeçar preferon të vijojë karrierën në “Old Trafford”.
“Tani është koha të shijoj atë që kam bërë këtë vit. Ka qenë një sezon i vështirë. Një sezon ndryshe, sepse luajtëm në mes edhe Kupën e Botës.
Por, unë e cilësoj një sezon pozitiv në aspektin personal dhe kolektiv, kështu që dua ta përfundoj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Nuk është sekret fakti që sezonin e ardhshëm duam të luajmë në Champions League. Ne duam ta përfundojmë sezonin në katërshen e parë.
Kemi për të luajtur edhe një finale, atë të FA Cup përballë Manchester City. Duam të jemi ne ata që do të fitojnë trofeun”, deklaroi Dalot.