Euroderbi do të gjykohet nga francezi Turpin

Futboll

Euroderbi do të gjykohet nga francezi Turpin

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:28
Pamje nga një ndeshje

Clement Trupin do të jetë arbitri i Euroderbit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League ndërmjet Interit dhe Milanit, të planifikuar për të martën në San Siro.

Gjyqtari francez do të ndihmohet nga ndihmësit e bashkëatdhetarët e tij Danos dhe Pages dhe nga gjyqtarja e katërt Stephanie Frappart. VAR është gjithashtu transalpin, me Brisard dhe Milloit.

Turpin, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 41-të në Meazza, ka drejtuar në katër raste zikaltërit, të cilët kanë një rekord prej 1 fitoreje dhe 3 humbjeve. Asnjë sukses për Milanin,me dy barazime dhe 1 humbje.

Kjo sfidë kthimi pritet të jetë më intensive dhe më e fortë, pasi pritet që Milani të ketë një qasje tjetër në fushën e lojës dhe të jetë më agresiv..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat