Pas konfirmimit në fillim të kësaj jave se Sergio Busquets do të largohet në fund të sezonit, nënshkrimi i një mesfushori të ri do të jetë me rëndësi të madhe për Barcelonën këtë verë.
Martin Zubimendi po raportohet se është opsioni i parë për katalonasit, teksa edhe Sofyan Amrabat gjithashtu vazhdon të jetë shumë i lidhur.
Marokeni ishte afër transferimit në “Camp Nou” në janar, por një marrëveshje nuk u bë për shkak të problemeve financiare të Barcelonës.
Megjithatë, kjo lëvizje mund të ringjallet këtë verë dhe sipas “Relevo”, Amrabat do të jetë i disponueshëm për 20-25 milionë euro.
Ky çmim thuhet se do të ishte i përballushëm për Barcelonën.
Për më tepër, Fiorentina thuhet se i premtoi në janar 26-vjeçarit se do të ndihmonte në lehtësimin e një lëvizjeje te Barça këtë verë.
Megjithatë, tani i takon hierarkisë së klubit të bëjë lëvizjet e duhura për të transferuar Amrabatin.
Ndryshe, Sofyan Amrabat me Fiorentinan ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.