I sapokthyer nga pezullimi, mbrojtësi i PSG-së Hakimi mori një tjetër karton të kuq ndaj Ajaccio-s për shkak të sherrit final së bashku me Manganin.
Pavarësisht rezultatit 5-0 të skuadrës së tij, ish-lojtari i Inter-it dukej qartësisht i tensionuar dhe nervoz dhe ai e konfirmoi këtë jo vetëm me kartonin e kuq, por edhe për reagimin e tij të mëpasshëm në dhomat e zhveshjes.
Madje, menjëherë pas masës disiplinore, Hakimi është rikthyer në tunel duke folur shumë ashpër ndaj “sistemit”.
Siç theksohet nga media të ndryshme franceze, mbrojtësi tha: “Kjo është Franca”.
Një pakënaqësi, ajo e marokenit, që merr edhe një lloj konfirmimi në lidhje me merkaton.
Në orët e fundit, në fakt janë shtuar zërat për të ardhmen e tij dhe dëshirën për t’u rikthyer në Real Madrid.
Ka të ngjarë që karton i kuq i radhës i marrë në Ligue 1 mund ta bëjë atë të vendosë vërtet për një lamtumirë.