Arsenali dhe Deçiqi janë me pikë (me nga 46 pikë) të barabartë dhe ndajnë vendin e 4-të e të 5-të, ndërsa sot (18.00) luajnë ndeshje direkte për pozitën që do të sjellë kualifikimin në Evropë nëse Sutjeska e fiton Kupën malazeze.
Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, do të luajë në Tivat ndaj Arsenalit, në takimin e javës së 34-të.
“Kjo është një lojë kyçe për ne.
Fitorja është e nevojshme për ne në luftën për vendin e 3-të, që mund të sjellë Europën.
Sigurisht që na pret një ndeshje e vështirë ndaj një skuadre që ka treguar shumë gjëra të mira këtë sezon, por besojmë se do të fitojmë tri pikë të rëndësishme”, tha mbrojtësi i Deçiqit, Leon Ujkaj tha për "Vijestin" malalaze.
Deçiqi është i dobësuar, i pezulluar Andrej Bajoviq.