UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes Inter-Milan

Futboll

UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes Inter-Milan

Më: 14 maj 2023 Në ora: 13:34
Gjyqtari francez Clement Turpin

Gjyqtari francez Clement Turpin është zgjedhur për të gjykuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Milanit të martën në mbrëmje.

Interi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0, duke i dhënë atyre një avantazh të konsiderueshëm për të kërkuar një vend në finalen e Stambollit, atje ku do të ballafaqohej me fituesin e gjysmëfinales tjetër Manchester City-Real Madrid.

UEFA emëroi arbitrin francez Turpin, i cili do të ndihmohet nga Nicolas Danos, Benjamin Pages dhe gjyqtarja e katërt Stephanie Frappart. Në VAR do të jenë Jerome Brisard dhe Benoit Millot.

Çuditërisht, 16 maji është edhe ditëlindja e 41- të e Turpin , ndaj ai do të shpresojë ta festojë me një performancë të mirë.

Ai drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, ku Real Madridi mposhti Liverpoolin 1-0, dhe finalen e Ligës së Evropës 2020-21 mes Villarrealit dhe Manchester United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat