​Formacionet zyrtare të derbit Gjilani-Drita

Futboll

​Formacionet zyrtare të derbit Gjilani-Drita

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, i vlefshëm për xhiron e 34 të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja ka rëndësi të madhe për të dy skuadrat. Derisa Drita po lufton për titull të kampionit, Gjilani nga ana tjetër po kërkon ta sigurojë pozitën e tretë që garanton plasmanin në garat evropiane për sezonin 20232/24.

Drita ka 66 pikë në vendin e parë, aq sa ka edhe Ballkani në të dytin, kurse Gjilani është i treti me 51 pikë.

Ndeshja nis në ora 15:00.

Ja formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Jashari, Bilalli, Ismaili, Zeka, Cale, Sinani, Islami, Musolli, Zabergja, Hoxha

Drita: Smakiqi, Limani, Krasniqi, Broja, Vitija, Baftiu, Jashari, Selmani, Blakçori, Ovuaka, Simonovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat