Ferizaj dhe Trepça ’89 luajnë ndeshjen vendimtare, formacionet

Futboll

Ferizaj dhe Trepça ’89 luajnë ndeshjen vendimtare, formacionet

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:25
Ferizaj

Ferizaj dhe Trepça ’89 do të përballen me njëra tjetrën në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës dhe po kërkojnë t’i shmangen rënies nga elita e futbollit.

Ferizaj aktualisht zë vendin e nëntë me 35 pikë, derisa Trepça ’89 është një pozitë më lartë me 37 sosh.

Vendasit vetëm me tre pikë kënaqen nga kjo sfidë, në anën tjetër mysafirëve do t’i konvenonte edhe një pikë nga kjo sfidë.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Bardhi, Halili, Cakolli, Avdulli, Shabani, Sefa, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic.

Trepça ’89: Kaqiu, Dumani, Mashau, Augustine Dushi, Sahiti, Nimani, Sekiraqa, Fatty, Pllana, Fazliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat