Chelsea raportohet se ka zgjedhur Maurucio Pochettinon si trajner të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Argjentinasi do ta zëvendësoj anglezin Frank Lampard i cili mori drejtimin e skuadrës në baza të përkohshme, duke mos arritur ta rikthejë skuadrën në rrugën e duhur.
Me Pochettinon në krye, te Chelsea pritet të ndryshojë edhe strategjia e të bërit merkato në afatin kalimtar të verës.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chelsea planifikon të nënshkruajë me një sulmues të ri në verë, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Lukakun; Vendimi është diskutuar tashmë me Pochettino, por do të ketë edhe takime të tjera.
Për Lukakun, bisedimet me Interin do të bëhen në qershor dhe nuk dihet se cili do të jetë vendimi për sulmuesin belg i cili po luan këtë sezon me Interin.
Chelsea është në pozitën e 11-të në Premier Ligë, duke përjetuar kështu njëri nga sezonet më zhgënjyese në aspektin e rezultateve.