Parashikon rritjen e rrogës. Por mbetet i pesti në Itali

Futboll

Parashikon rritjen e rrogës. Por mbetet i pesti në Itali

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:18
Spaleti

Luçiano Spaleti është arkitekti i triumfit të Napolit në Serinë A, duke kthyer pas 33 vitesh trofeun në qytetin jugor. Dhe nuk kishte se si të mungonte edhe rinovimi i kontratës së trajnerit.

Klubi kishte bërë të ditur se ia kishte rinovuar automatikisht mërrëveshjen teknikut, sipas klauzolës në kontratën ekzistuese, por pas një takimi gjatë javës, u vendosi që bashkëpunimi të zgjatë edhe një tjetër edicion.

Kështu, gjatë këtyre ditëve do të zyrtarizohet rinovimi deri në vitin 2025, me Spaletin i cili do të ketë një rritje të rrogës së tij me 25%.

Ai do të përfitojë rreth 3,5 milionë euro në sezon, me bonuse të tjera që kanë lidhje me arritjet e skuadrës në kampionat dhe Kupë.

Megjithatë, ai mbetet trajneri i pestë më i paguar në Itali, pas Alegrit (7 milionë euro), Murinjos (7 milionë euro), Inzagit (5,5 milionë euro) dhe Piolit (4 milionë euro).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat