Klubi francez pezullon pesë futbollistë

Futboll

Klubi francez pezullon pesë futbollistë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:52
Stadiumi Toulose

Toulouse pezulloi deri në pesë futbollistë që refuzuan të veshin fanella me ngjyra ylberi, raporton gazeta franceze L’Equipe.

Zakaria Aboukhlal, Fares Chaibi, Moussa Diarra, Logan Costa dhe futbollisti i ri boshnjak Said Hamuliq nuk do të jenë në listë për ndeshjen kundër Nantes.

Në shenjë mbështetjeje për komunitetin LGBTIQ+ dhe luftën kundër homofobisë, skuadrat elitare franceze do të veshin fanella me ngjyra ylberi në xhiron e 35-të të Ligue 1.

Me këtë rast, shumë nga fanellat do të jenë në ngjyrat që janë markë e komunitetit LGBTIQ, por disa lojtarë refuzuan t’i veshin ato.

Toulouse pezulloi deri në pesë futbollistë që refuzuan të veshin fanella me ngjyra ylberi.

Lojtarët e lartpërmendur të Toulouses nuk janë dakord me mesazhin e promovuar nga Ligue 1, ndaj nuk pranuan të luanin dhe klubi u kundërpërgjigj me pezullim.

Nuk dihet nëse pezullimi do të largohet edhe në ndeshjet e tjera, si dhe nëse do të përballen me një ndëshkim financiar për shkak të kësaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat