“Zonja” kërkon të kalojë e para murin e 4800 pikëve

Futboll

“Zonja” kërkon të kalojë e para murin e 4800 pikëve

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:57
Pamje nga një ndeshje

Juventusi do të presë në mbrëmje Kremonezen në orën 20:45 në sfidën e vlefshme për javën e 35-të të Seria A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

-Juventusi nuk ka humbur kurrë në Serinë A kundër Kremonezes në 15 ndeshje (11 fitore dhe 4 barazime). Mes skuadrave me të cilat nuk kanë humbur kurrë, vetëm me Piaçencën kanë më shumë precedentë.

– Kremoneze ka barazuar në dy prej tri sfidave të fundit, në fazën e dytë të Serisë A, kundër Juventusit (plus 1 humbje), pasi kishte humbur të gjitha katër të mëparshmet. Dhe në asnjë prej këtyre 7 sfidave të mëparshme në transfertë nuk e ka mbajtur portën të paprekur.

– Juventusi i ka fituar të shtatë precedentët në shtëpi, në Serinë A, kundër Kremonezes, me një golavarazh prej 21 golash të shënuar dhe 3 të pësuar. Më mirë sesa ndaj grikuqëve, duke mbetur te rivalët me të cilët nuk ka humbur kurrë në shtëpi në historinë e tij si klub, Juventusi ka mundur të bëjë më mirë vetëm me Foxhan (11 fitore), Piaçencën (8) dhe Katanxaron e Pizën (7 fitore ndaj secilës).

– Juventusi ka fituar 10 nga 13 ndeshjet e fundit në shtëpi, që nga fillimi i muajit tetor e deri më sot (plotësojnë bilancin 1 barazim dhe 2 humbje). Në këtë periudhë kohe asnjë skuadër tjetër nuk ka mundur që të bëjë më mirë në strofkën e saj (edhe Napoli në kuotën 10).

– Me një fitore, Juventusi do të bëhej skuadra e parë e zonja që kapërcen kuotën e 4800 pikëve të grumbulluara në historinë e Serisë A (aktualisht 1789),

– Pas golave kundër Leçes e Atalantës, Dushan Vlahoviç mund të shënojë për herë të parë për tri ndeshje me radhë, që kur ka mbërritur te Juventusi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat