Evertoni nuk ia del para shkuesve të vet.
Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Evertonit, në takimin e javës së 36-të të Premier League në futboll.
Golat i shënuan Gundogan (37' e 51’) e Haaland (39').
Evertoni është në një situatë të vështirë, në pozitën e 17-të me 32 pikë, një pikë larg pozitës që shpie nga rënia në rangun më të ultë.
Manchester City kryeson me 85 pikë, ka katër pikë më shumë se Arsenali pas javës së 36-të.
Si Manchester City po ashtu edhe Arsenali kanë për të luajtur edhe tre ndeshje deri në fund, edhe nëntë pikë janë në kombinim dhe gjithçka është e hapur.
Megjithatë Manchester Cityt po i troket titulli në Angli.