Napoli kthehet kokulur nga stadiumi "Brianteo" në Monza.
Napoli duket se nuk ka ndonjë motiv shtesë pasi që ka kohë që e ka siguruar titullin e kampionit në Itali.
Monza ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj kampionit të ri, Napoli.
Golat i realizuan Dany Mota (18') e Petagna (53').
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin.
Rrahmani bëri lojë të mirë.
Pas javës së 35-të në Serie A, Napoli kryeson me 83 pikë e Monza është në të nëntin me 49 sosh.