Ferizaj ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Trepçës ’89 të Mitrovicës, në ndeshjen e javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre pikë të mëdha për Ferizajt, që shpreson të sigurojë ekzistencën.
Në minutën e 53-të, Albin Krasniqi brenda 16-shit, me goditje të fortë plason topin në shtyllën e poshtme të djathtë dhe pastaj futet në rrjetë.
Një asistim perfekt i kroatit Mateo Panadiç dhe Krasniqi godet për mrekulli, për të realizuar.
Ferizaj renditet në vend të tetë me 38 pikë, ka një më shumë.se Trepça ’89 (i nënti) dhe dy me pak se Malisheva (i shtati).