Kroati flet pas fitores më të rëndësishme në kampionat për Ferizajn

Futboll

Kroati flet pas fitores më të rëndësishme në kampionat për Ferizajn

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:40
Andrej Panadiç

Ferizaj fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së 34-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dueli për mbijetesë solli një luftë të ashpër për pikët e plota, por ato i morën ferizajasit në fund.

Trajneri Andrej Panadiç ka thënë se ata ishin të përgatitur për një ndeshje të tillë dhe ia dolën me sukses.

“Ishte një ndeshje e vështirë si në aspektin fizik ashtu edhe psikik.

Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, por ishte e pamundur të luanim bukur në këtë ndeshje”, ka deklaruar ai.

“Ajo që më pëlqeu është disiplina e lojtarëve.

Mua si trajner më pëlqen kompaktësia dhe me këtë jemi të rrezikshëm si në fazën e mbrojtjes ashtu edhe sulmit”.

“Në secilën ndeshje që e kemi luajtur ka qenë e vlefshme si jeta. Njëjtë ishte edhe kjo. Kemi edhe dy të tjera”, ka shtuar më tej Panadiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat