Stuttgarti ia doli mbanë të merrte një pikë jetike në shtëpi për objektivin mbijetesë në sfidën përballë Bayer Leverkusenit.
Skuadra e Hoeness nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Mercedes-Benz-Arena”, pavarësisht se kaloi e para në avantazh.
Të dy golat u shënuan në fraksionin e dytë falë penalltive. Në minutën e 57-të nga pika e bardhë për Stuttgart goditi saktë Guirassy, i cili realizoi me një parabolë fantastike.
Ndryshime në kombëtaret e moshave/ Largohet trajneri i njohur, Bulku rritet në detyrë
Bayer Leverkuseni barazoi rezultatin në minutën e 70-të pas një gafë të portierit të Stuttgartit, i cili shkaktoi penallti.
Nga 11 metra largësi u tregua i saktë argjentinasi Exequiel Palacios.
Deri në fund nuk ndryshoi më asgjë në rezultat.
Pas këtij barazimi, Stuttgarti mbetet në vendin e 17-të me 29 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni shkon në kuotën e 49-të pikëve në vendin e shtatë.