Xhaka me Arsenalin dorëzohen për titull në Angli

Futboll

Xhaka me Arsenalin dorëzohen për titull në Angli

Nga: K.G. Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:29
Pamje nga ndeshja

Arsenali ka dështuar si vendas dhe pothuajse dorëzohen në luftë për titullin e kampionit në Angli.

Skuadra e Brighton ka befasuar duke fituar me rezultat 3:0 ndaj Arsenalit, në takimin që u zhvillua në “Emirates” të Londrës.

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar duke u zëvendësuar në atë të 60-tën.

Xhaka me Arsenalin zhgënjyen me rezultat tifozët.

Futbollisti Enciso ka realizuar në minutën e 51-të, Deniz Undav në atë të 86-tën dhe Estupinan në minutën e 90+6 për fitoren bindëse të udhëtuesve.

Pas javës së 36-të në Premier League Arsenali renditet në vend të dytë me 81 pikë por ka një ndeshje më shumë e katër pikë me pak se Manchester City dhe Brighton renditet në të gjashtin me 58 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat