Në fund të ndeshjes kundër Evertonit, ku Manchester City mori një fitore të çmuar në garën për titull, trajneri Pep Guardiola komentoi lojën e skuadrës.
Duke folur për mediet, Guardiola theksoi se skuadra e tij bëri një ndeshje të mirë, ndërsa shtoi se takimi i radhës është shumë i vështirë për ta.
“Ishte një fitore e mirë. Që në minutën e parë ne luajtëm shumë mirë.
Ne ishim të duruar.
Ndoshta prisnim më shumë presion nga Everton, por ata nuk e bënë atë.
Jemi duke marë rezultate pozitive, por ndeshja e radhës nuk ka për të qenë e lehtë.”-tha ai.
Duke iu referuar këtu ndeshjes së kthimit ndaj Real Madrid për gjysmëfinalen e Champions League.