Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi kthehet me një pikë të madhe nga Podgorica, duke luajtur baras (0:0) me Arsenalin e Tivatit.
Një pikë që peshon shumë për faktin se kalojnë në vend të tretë dhe me mundësi reale që të ruajnë deri në fund, që i shpie në garat evropiane.
Ndeshjen si finale për vend të tretë e ka në javën e ardhshme, ku ndeshen me Jedinstvon e Bjellopoljes.
Pas javës së 34-të në Kampionatin e Malit të Zi në futboll, Buduçnosti kryeson me 67 pikë, pasojnë Sutjeska me 64, Deçiqi 47, Arsenali 47, Jedinstvo 47, OFK Petrovac 42 pikë etj.