Sulmuesi i kampionit të ri të Maqedonisë së Veriut, Besart Ibraimi, është shënuesi më i mirë i kampionatit maqedonas.
Ibraimi ka realizuar 19 gola dhe ka 7 më shumë se bashkëlojtari i tij, Bunjamin Shabani që renditet në vend të dytë.
Dy futbollistët të Strugës në krye të listës së shënuesve.
Lista e shënuesve dominohet nga lojtarët e skuadrave shqiptare.
Renaldo Cephas i Shkupit ka shënuar 11 gola, pasojnë me nga 10 gola Sunday Adetunji (Shkupi); Freddy Alvarez (Shlupi), Lupçe Doriev (Shkëndija), Anes Rusheviq (Rabotniçki).
Me 9 gola është Ivan Ivanovski (Tikveshi), me 8 gola Eraldo Çinari i Shkëndijes etj.