Nuk ka qetësi për Paul Pogbanë. Mesfushori francez la në lot fushën në sfidën Juventus-Cremonese pas vetëm 22 minutash lojë.
Një tjetër dëmtim, me sa duket i rëndë, për ish-lojtarin e Manchester United.
Mësohet se Pogba është dëmtuar në në kuadricepsin e majtë dhe në orët në vazhdim do të mësohet shkalla e dëmtimit.
Sapo u rrëzua në fushë, francezi kërkoi me dëshpërim ndihmën mjekësore dhe pas pak çastesh u largua mes lotësh me barelë.
Nga gëzimi në lot, të gjitha në hapësirën e vetëm 22 minutave për Pogbanë, i cili në kthimin e tij si titullar bie shpejt në dëshpërim.
Shokët e skuadrës i munduan ta ngushëllonin, por situata e Pogbasë nuk ishte aspak e mirë. Një dëmtim tjetër i rëndë që duket se do të ketë pasoja serioze për karrierën e francezit.