Arteta: Kërkoj falje

Futboll

 Arteta: Kërkoj falje

Më: 14 maj 2023 Në ora: 22:18
Arteta

Vetëm një mrekulli mund ta mbajë Arsenalin në lojë për titullin.

Topcinjtë u mposhtën 0-2 nga Brighton në javën e 36 të Premier League dhe praktikisht i kanë thënë lamtumirë titullit.

Man City është 4 pikë para dhe me një ndeshje më pak, ndaj titulli është i destinuar në Etihad. Sa i përket ndeshjes, golat për miqtë u realizuan nga Enciso 51′, Undav 86′ dhe Estupina 90+6

Manchester City në ndeshjen e radhës të Premierligës mund të bëhet zyrtarisht kampion i Anglisë.

Për ta bërë këtë, “qytetarët” duhet të mposhtin Chelsea në shtëpi, me ndeshjen që është caktuar në 21 maj. Kujtojmë, sonte Arsenali humbi 0-3 nga Brighton.

Në renditje për momentin, Manchester City ka 75 pikë, Arsenali 71.

Për më tepër, “qytetarëve” u kanë mbetur edhe 3 ndeshje për të luajtur në sezonin e Premier League, dhe “topçinjve” dy.

Duke folur në konferencën për shtyp pas disfatës së rëndë ndaj Brighton, Mikel Arteta ka komentuar ecurinë e Arsenalit të tij.

“Së pari duhet të kërkojmë falje. Javën e kaluar ishim vërtet krenarë dhe qëndruam me gjoksin jashtë pas paraqitjes kundër Newcastle, dhe sot duhet të kërkojmë falje për atë që ndodhi në atë pjesë të dytë.

Ky nuk është aspak afër nivelit që duhet të tregojmë si ekip dhe si klub.

Për momentin është thjesht zhgënjim me ndjenjën se e dhuruam lojën në pjesën e dytë. Ne luftuam shumë për të qenë në pozicionin ku jemi. Ishim në një moment kritik sot për të vazhduar të shpresojmë për atë ëndërr.”

A është pa karburant skuadra? “Ne kemi statistikat më të larta të vrapimit në ligë.

Mendoj se ishim nën mesataren individuale”. A ndikoi rezultati i Cityt? “Nuk e di. Kjo nuk mund të jetë mënyra për të justifikuar atë që ndodhi në pjesën e dytë, nuk ndodhi në pjesën e parë. Ne humbëm përqendrimin në pjesën e dytë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat