Barcelona ka fituar derbin e Katalonisë me rezultat të thellë 4:2 ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 34-të në Kampionatin e Spanjës.
Katër javë pa ra perdja e kampionatit, Barcelona edhe praktikisht është kampione nën drejtimin e trajnerit Xavi.
Është titulli i 27 në Spanjë.
Espanyoli pësoi humbje të rëndë dhe rrëshqet drejt një rangut më poshtë.
Golat për Barcelonën i realizuan Lewandowski (11' e 40'), Balde (20') dhe Kounde (53') dhe për Espanyolin Puado (73’) e Joselu (90+2').
Robert Lewandowski i prin listës së shënuesve me 21 gola, katër më shumë se Karim Benzema i Realit.
Barcelona kryeson me 85 pikë, ka 14 më shumë se Reali, ndërsa Atletico Madridi mban vendin e tretë me 69 pikë, pasojnë Sociedadi me 62, Villareal 57, Betis 52, Girona 48 pikë etj.
Cadiz është në pozitën e 16-të me 35 pikë, pasojnë Valladolid me 35, Getafe 34, Espanyol 31 dhe Elche me 19 pikë.