Carlos Tevez ka treguar pse nuk e mësoi gjuhën angleze, ani se qëndroi për shtatë vjet në Angli.
Ish-sulmuesi i Argjentinës ka pohuar se nëse ndonjë nga shokët e tij të skuadrës ose anëtarët e stafit do të dëshironte të fliste me të, ata do të duhej ta bënin këtë vetëm në spanjisht.
Tevez fillimisht iu bashkua West Hamit në 2006 – përpara se të fitonte më vonë titullin e ligës së parë si te Manchester United ashtu edhe te Manchester City.
Sulmuesi ikonë i pensionuar ka këmbëngulur se nuk mund të shkonte në Angli pasi fajëson Britaninë për alkoolizmin e xhaxhait të tij.
Në një intervistë me DSportsRadio, 39-vjeçari ka deklaruar se vendosja e xhaxhait të tij në Luftën e Falklands mes dy vendeve në vitin 1982 ka luajtur rëndë në ndërgjegjen e tij.
Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 2004 tha: “Kisha një problem kulturor me anglezët. Unë nuk doja të mësoja anglisht, doja që ata të mësonin spanjisht”.
“Unë kam një xhaxha që ka luajtur në River Plate. Ai është i vetmi mbështetës i Plate në familjen time”.
“Ai luajti në ekipin rezervë dhe kur do të bënte debutimin e tij me ekipin e parë, ai u thirr për të luftuar në Luftën e Falklands.
“Ai vuajti pas kësaj dhe u bë i alkoolizuar. Kjo më ndikoi shumë sepse ai ishte shumë i afërt me mua”.
“Shtatë vitet që kalova në Angli ishin: “OK, unë jam këtu për punë, por nuk po mësohem me kulturën angleze”.
“Çdo gjë ka një arsye. Shumë pak njerëz e dinë këtë histori, por sot mund ta tregoj”.
“Ti dëshiron të flasësh me mua. Pastaj ju mësoni spanjisht, sepse unë nuk do të mësoj anglisht”.
Ndryshe, Lufta Faklands, që e përmendi Tevezi, ishte një luftë dhjetë javore e padeklaruar në mes Argjentinës dhe Britanisë më 1982, për dy territore në Atlantikun e Jugut.