Kryetari i klubit të futbollit të Barcelonës, Juan Laporta, ka folur për mundësinë e transferimit të Bernardo Silva, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Do të shohim si do të jenë mundësitë e dhëna nga plani financiar i La Liga.
Në vitin 2015, transferimi i Bernardos tek Barca ishte pothuajse i mbyllur, unë isha në Portugali me agjentin e tij. Ai është lojtar shumë i mirë, por i përket Manchester City-t”, tha Laporta.
28 vjeçari është një nga lojtarët e preferuar të Pep Guardiola tek ekipi anglez, derisa këtë sezon nga 52 ndeshjet e regjistruara në të gjitha garat ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime.