Jones largohet nga Manchester United

Futboll

Jones largohet nga Manchester United

Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:55
Mbrojtësi Phil Jones

Mbrojtësi Phil Jones do të largohet nga Manchester United në përfundim të sezonit, vendim që e ka konfirmuar klubi anglez.

Jones do të transferohet tek klubi i ardhshëm i karrerës së tij me kosto zero.

Sikurse do të ndodhë edhe me Axel Tuanzebe, pasi lojtarët nuk janë në planet e trajnerit Ten Hag.

Kështu, Jones do të largohet nga “Djajtë e kuq” pas 12 vjetëve, pasi në vitin 2011 ishte transferuar nga Blackburn Rovers.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat