Interi merr vendimin për të ardhmen e shqiptarit

Futboll

Interi merr vendimin për të ardhmen e shqiptarit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:35
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani do të mbetet te skuadra e Interit, pavarësisht faktit se nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv.

Kështu raportojnë mediat italiane që theksojnë se ndonëse shqiptari nuk ka marrë shumë minuta te zikaltërit, drejtuesit janë të bindur se lojtari do të qëndrojë në Milano.

Largimi i Galliardinit në verë, duket thjesht çështje kohe dhe për këtë Asllani mund të gjejë dhe më shumë hapësira ndonëse tekniku Inzaghi ka kërkuar afrime të tjera në ekip.

Edhe pse jo një titullar, tek Inter e konsiderojnë Asllanin si pjesë të rëndësishme të skuadrës.

Gazzetta dello Sport shton se është e pamundur për momentin që të mendohet për një huazim të mundshëm, teks drejtuesit besojnë shumë te aftësitë e tij, por për ta parë talentin të lulëzojë duhet të presim ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat