Skuadra e Bashkimit nga Kumanova ka siguruar titullin e kampioit në Ligën e Tretë-Grupi Veri të Maqedonisë së Veriut, tre xhiro para përfundimit të kampinatit dhe tani e pret balotazhi për hyrje në Ligën e dytë.
E në ndeshjen kampionale kundër Besës nga Sllupçani për Bashkimin debutoi talenti Leart Demiri, me vetëm 16,5 vjet.
Kjo ndeshje ishte shumë e veçantë për futbollistin e ri dhe të talentuar.
Demiri u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë, duke e shfaqur menjëherë talentin e tij në fushën e lojës.