Rriten tensionet mes drejtuesve të Interit dhe Milanit para derbit

Futboll

Rriten tensionet mes drejtuesve të Interit dhe Milanit para derbit

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:45
Steven Zhang dhe Gerry Cardinale

Pak orë para fillimit të derbit ndërmjet Interit dhe Milanit, sfidë që do të vendos se cila prej këtyre skuadrave do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, raportohet nga mediat italiane se mes drejtuesve të të dy skuadrave janë rritur tensionet.

Gazeta “Tuttosport” pretendon se tensioni mes pronarit të Interit Steven Zhang dhe atij të Milanit Gerry Cardinale po vazhdon përpara derbit të sotëm në Ligën e Kampionëve me pronarët e Interit dhe Milanit, të cilët nuk do të takohen në drekën tradicionale para ndeshjes.

Zhang dhe Cardinale besohet se nuk janë në marrëdhënie të mira dhe e injoruan njëri-tjetrin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve javën e kaluar.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe sot, para dhe gjatë ndeshjes. Siç raportohet nga gazeta “Tuttosport”, drejtuesit e Milanit dhe Interit nuk do të takohen në një drekë tradicionale institucionale të organizuar nga UEFA përpara ndeshjeve evropiane.

Kjo është një rutinë që Milani nuk e ka ndjekur që nga viti 2020-21, megjithëse Interi ka takuar gjithmonë drejtorët e klubeve kundërshtare përpara ndeshjeve të tyre evropiane. Ndeshja e sotme në “Meazza” është një ndeshje në rolin e vendasit për zikaltërit, por gjithsesi takimi me kundërshtarët e tyre nuk do të zhvillohet.

Mësohet se Zhang dhe Cardinale nuk kanë folur kurrë publikisht ose nuk kanë shtrënguar duart që kur amerikani mori drejtimin e Milanit gushtin e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat