Mbrojtësi i Realit drejt Premier Leagues

Futboll

Mbrojtësi i Realit drejt Premier Leagues

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:28
Ferland Mendy

Mbrojtësi i Realit drejt Premier Leagues!

Mbrojtësi Ferland Mendy nuk po përjeton një nga sezonet e tij më të mira dhe mund të largohet nga Reali i Madridit gjatë merkatos së verës.

Sipas medieve spanjolle, një nga skuadrat më të interesuara për të është Arsenali, por “Topçinjtë” nuk do të dëshironin të shpenzonin më shumë se 20 milionë euro.

Në gjurmët e Mendy-t ka interes dhe nga klube të tjera angleze, ndaj dhe destinacioni i mbrojtësit francez duket se do jetë Premier League. Futbollisti u transferua në Spanjë verën e vitit 2019 nga ekipi i Lyon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat