Ronaldo, mesazh misterioz

Futboll

Ronaldo, mesazh misterioz

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:34
Ronaldo

Rrjetet sociale janë gjithnjë e më shumë pjesë e jetës sonë dhe mund të përdoren gjithashtu për të shfryrë mendimet ose shqetësimet dhe anasjelltas.

Edhe njerëzit e famshëm qajnë, mund të thuhet në këtë rast, ose të paktën kanë momente negative.

Në fakt, ditën e djeshme, një Cristiano Ronaldo misterioz ka postuar këtë mesazh në historinë e tij në Instagram.

“Mendimet e tua ndikojnë në humorin tënd”.

Probleme zemre për portugezin?

Apo thjesht një mendim i veçantë?

Gjendja e ish-yllit të United sigurisht që nuk është ajo e ditëve më të mira.

Prej javësh tashmë ka pasur zëra për një krizë të vazhdueshme me partneren e tij Georgina Rodriguez.

Për këtë çështje kishte ndërhyrë edhe nëna e Cristiano Ronaldos por kjo nuk mjaftoi për të qetësuar ujërat.

Tashmë mesazhi i postuar në Instagram vetëm sa zmadhon zërat që supozojnë për një momentin të vështirë të çiftit.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat