Ish-portieri i Milanit, Christian Abbiati ka folur për mediet italiane në lidhje me aktin e dytë midis Inter-Milanit për gjysmëfinalet e Champions League.
Normalisht ai shpreson për një kualifikim të “Kuqezinjve” teksa njëkohësisht ai flet me elozhe të larta për 2 pikat kyçe të ekipit si Maignan e Leao.
“Jam habitur nga Maigan, nuk e njoh personalisht por është njësoj si Courtois.
Për mua është një nga portierët më të fortë në botë.
Do të doja që në vendin e tij të ishte nxënësi im Gigio Donnarumma, është një portier i cili ka dhunti të dhuruara nga vetë zoti, ka shumë cilësi.
Sidoqoftë, edhe ai gabon, padyshim për mua largimi i tij ishte një gabim nga ai.
Çfarë mendoni për ndeshjen e sotme?
“E vështirë është, por nuk duhet të shfaqin shenja dorëzimi, jo çdo ditë luan në gjysmëfinale të Champions League. Forca Milan !
Te cili lojtar, mbani shpresa në ndeshjen e sotme?
“Padyshim shpresat i kam te Leao është një fenomen. Me Piolin ai po rritet çdo ditë, ka një talent të paparë.”
Mbyll kështu intervistën, ish-portjeri i Milanit Christian Abbiati. Portjeri me Milanin ka fituar një Champions League dhe 3 kampionate të Serie A.