Të gjithë janë në pritje të finales së Kupës së Kosovës në futboll (femrat) mes EP - Hajvalisë dhe Mitrovicës.
Lideri i kampionatit ndeshet me vashat e Hajvalisë, një finale që pritet me drithërima kur kihet parasysh se qoftë mitrovicaset qoftë të EP – Com, kanë lojtare që mund të përcaktojnë edhe fituesen.
Finalja luhet nesërm (17.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Duraku gjatë një stërvitje
Legjenda e futbollit, Fahredin Duraku, kryetrajner i Mitrovicës, tha se e pret një finale të fortë mes dy skuadrave më të mira.
Duraku tha se do të luftojnë që këtë edicion të përmbyllin me kurorën e dyfishtë: Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës.
Në taborin mitrovicase është atmosferë motivuese dhe të gjitha vashat janë të gatshme për finalen e madhe.
“Është derbi mes dy skuadrave më të mira.
Jemi të motivuar për finale.
Kemi bërë korrigjimet e gabimeve tona në ndeshjen e fundit që kemi luajtur në stadiumin e Rilindjes me rezultat 1:1”, thotë
Duraku për gazetën kombëtare ”Bota sot”.
Duraku është i matur duke thënë se në derbi mund të janë tri rezultate.
“Në derbi mund të janë tri rezultate.
Ne synojmë që të arrijmë qëllimin tonë, edhe kupën edhe të jemi kampion, pra në dy fronte”, ka nëvizuar ai.
Synimi i Durakut është që me vashat e tij të shtrojnë një lojë ashtu siç i ka hije ekipit të tij dhe në anën tjetër të mbizotërojë Fair – Pëay mes dy skuadrave.
“Të tregojmë nivelin tonë në aspektin teknik, taktik dhe Fair – Play mes këtyre skuadrave të mbizotërojë prej ditës së nesërme dhe ndeshjet e ardhshme.
Jemi komplet dhe sipas sistemit do të luajmë, ku konkurrenca është e fortë, në çdo pozitë kemi ka dy lojtare.
Presim që vajzat tona të tregojmë kualitetin dhe të fitojmë Kupën”, thotë Duraku.