Martinez - autor i golit

Interi është në finale të madhe të Champions League në futboll.
Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Milanit, në takimin e kthimit të gjysmëfinales.
Edhe sfidën e parë e kanë fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:0 kualifikohen në finalen e madhe.
Interi pas 13 vjetësh kualifikohet në finale, kur dihet se në vitin 2010 e fitoi Champions League nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho.
Shtatë herë kampionit i Evropës, Milani, eliminohet nga garat më prestigjioze.
Në minutën e 11-të, Milani humb një rast ideal.
Diaz nga 11-12 metra ka shpërdoruar rastin më të mirë, Onana fenomenal shpëton portën e tij.
Në minutën 38-të, Leao depërtoi për bukuri në 16-sh dhe në vend të portës ai godet përskaj së majtë.
Një minutë më vonë Dzeko i Interit dështon nga një rast i mirë.
Në minutën e 74-të, Interi shënon duke iu falënderuar golit të Lautaro Martinez. Ai nga afërsia e me gjuajtje të fortë mposht portierin Maignan, duke u futur topi në këndin e poshtëm të djathtë.
Martinez në minutën e 78-të, nga rreth 18 metra gati e parabolloi portierin e Milanit Maignan, i cili me maje të gishtërinjve e shpëtoi portën.
Interi kualifikohet në finalen e madhe dhe e pret fituesin e ndeshjes së nesërme (21.00) Manchester City - Real Madrid.
Interi - Milani 1:0
Stadiumi " Giuseppe Meazza" në Milano.
Shikues: 75.567.
Gjyqtar: C. Turpin (Franca).
Kartona të verdhë: Martinez (74').
Kartona të verdhë: Barella, Martinez -Thiaw, Tonali, Kruniç, Tomori.
Interi: A. Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Calhanoglu, Barella (Gagliardini 85'), Mkhitaryan (Brozoviç 44'), Dumfries, Dimarco (Gosens 66'), La. Martinez (Correa 85') dhe Dzeko (Lukaku 66').
Milani: Maignan, Calabria, Thiaw (Kalulu 64'), Tomori, Theo, Tonali, Kruniç, Junior Messias (Saelemaekers 76'), Brahim Diaz (Origi 76'), Rafael Leao dhe Giroud.