Mbrojtësi i djathtë i Manchester City-t, Kyle Walker foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Real Madridit, e vlefshme për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai sfidoi Vinicius Junior kur u pyet për duelin me brazilianin.
“Dueli me Vinicius? Nuk mendoj se bëhet fjalë vetëm për A dhe B, është një lojë ekipore.
E imja është një betejë personale kundër një prej lojtarëve më të mirë në botë.
Unë jam përballur lojtarë shumë të mirë si ai, do të jetë një duel i madh. Unë i tregoj respekt, do të përballem me të si me Mbappe në Kupën e Botës.
Do i jap respektin që meriton, por përfaqësoj Cityn dhe nëse nuk do të përballesha me lojtarë kaq të mirë, nuk do të isha këtu.
Në ndeshjen e parë, e përqafova sepse u përpoq të më bënte sombrero, ishte si t’i kërkoja të mos e provoja më sepse nuk doja të bëhesha meme.
Përsëri, do ta respektoj atë, por qeni ha qenin.
A është provokator?
E kam parë që rrezohet lehtë, por është pjesë e lojës të kesh avantazh ndaj kundërshtarit. Unë nuk jam i përfshirë në biseda.
Nëse flasim për futboll, ai është një lojtar top”, deklaroi Walker.