Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë

Futboll

Neymar dëshiron të kthehet në Barcelonë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:03
Neymar

Anësori i Paris Saint-Germain, Neymar dëshiron të luajë sërish për Barcelonën.

Më herët u bë e ditur se braziliani vendosi të largohej nga PSG pas përfundimit të sezonit aktual. Kryesia e parizienëve, sipas zërave të shumtë, është e interesuar të shesë lojtarin 31-vjeçar, i cili aktualisht po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.

Sipas gazetarit Toni Juanmarti, vetë Neymar do të dëshironte të rikthehej te Barcelona.

Atij i mungon klubi katalanas dhe është në marrëdhënie të mira me disa prej përfaqësuesve të tij, por ai e kupton që një transferim nuk ka gjasa.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta nuk po mendon për një transferim të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat