Kombëtarja e Kosovës U19, sot, ka mbajtur stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri të kësaj grupmoshe, Adil Maliqi.
Ky i fundit do të ketë në dispozicion futbollistët e kësaj grupmoshe që luajnë në kampionatin vendor gjatë tri ditëve dhe do të stërvisë me ta në Kampin Nacional në Hajvali.
Përveç këtij grumbullimi, në muajin e ardhshëm, Kombëtarja U19 do të ketë edhe dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, me synim për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Evropianit që zhvillohen në vjeshtë.
Maliqi ka theksuar se drejtimi i Kombëtares U19 të Kosovës është një ëndërr e realizuar, derisa ka premtuar punë maksimale për ta krijuar një ekip sa më kompakt dhe të denjë për ndeshjet kualifikuese.