“Problemi numër një i Fiorentinës është se nuk ka të ardhura.
Si Milani ashtu edhe Interi duan të ulin kostot, pavarësisht se kanë trefish ose katër herë më shume te ardhurat tona.
Nuk mund të shpenzoj 40 milionë euro çdo vit. Premier League merr aq para nga amerikanët sa merr vetë MLS.
Nuk jam optimist për këtë çështje që ka të bëjë me futbollin italian.
Është e vërtetë, ne po ecim mirë në garat evropiane, shpresoj të jetë një pikënisje”. Këtë e tha presidenti i Fiorentina-s, Rocco Commisso, gjatë një takimi me disa studentë të Universitetit Cesare Alfieri në Firence.
“Kam futur shumë para pa bërë borxhe dhe nuk do të kemi kurrë probleme financiare, por nuk mund t’ju them kë blejmë sepse lojtarët janë të shtrenjtë – shtoi Commisso -. Ne nuk mund të konkurrojmë me futbollin anglez, ata kanë shumë më tepër të ardhura. Pse të gjithë donin të shkonin në Juventus? Për paratë, jo për dashurinë e faneles.
Si Vllahoviq, ashtu edhe Chiesa, si dhe Bernardeschi, kanë marrë shumë para nga Juventusi”.
Duke folur atëherë për dëshirën e tij për të ndërtuar infrastruktura të reja në Firence, Commisso shpjegoi: “Në njëzet e pesë vjet për kompaninë time Mediacom nuk kam takuar kurrë një kryetar bashkie, në Itali nëse nuk e takon, nuk bën asgjë.
Politika dhe burokracia sundojnë gjithçka”, përfundoi ai.