Ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, ka dhënë komentin e tij për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për Sky Sport.
"Nga ajo që kam perceptuar, Milani bëri të gjitha përpjekjet e nevojshme, por siç e thashë para ndeshjes, nuk e pashë energjinë që duhej për të përmbysur rezultatin.
Nuk kishte entuziazëm dhe dëshirë për të shkuar në sulm.
Lojtarët e Milanin kishin angazhim por nuk kishin besim”, ka theksuar Costacurta.
E Stefano Pioli iu ka përgjigjur me ashpërsi Costacurtas për deklaratën e tij për mungesën e dëshirës nga ana e kuqezinjve në ndeshjen e sotme:
"Nuk jam dakord. Nuk është e drejtë të flasim për mungesën e dëshirës së lojtarëve, duke parë se ata dhanë gjithçka në ndeshjen e parë dhe atë të kthimit. Interi e meritonte të fitonte dhe ne i përgëzojmë, por të flasësh për mungesë dëshire nuk më duket e drejtë", ka theksuar trajneri i kuqezinjve në mikrofonat e Sky Sport.