Ancelotti: Haaland është një problem

Futboll

Ancelotti: Haaland është një problem

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:35
Ancelotti

Nëse Real Madrid dëshiron të arrijë në finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, atëherë duhet ta ndalojë Erling Haalandin nesër në “Etihad Stadium”.

Por, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se ata nuk do të fokusohen vetëm tek një lojtar.

Haaland theu rekordin e Premier League me 36 gola këtë sezon, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit dhe gjithashtu ka 12 gola në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, sulmuesi norvegjez u ndal nga Antonio Rudiger.

“Kur analizojmë një ekip, nuk fokusohemi vetëm te një lojtar. Duhet të bëjmë një taktikë mbrojtëse gjatë gjithë ndeshjes.

Ne nuk po mendojmë vetëm për Haaland. Ku është Kevin de Bruyne? Ilkay Gundogan?

Riyad Mahrez? Është e vështirë të izolosh lojtarët, pra Haaland është një problem, por jo i vetmi”, tha Ancelotti.

Ndeshja e parë ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 1:1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat