Mbrojtësi Kyle Walker duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni, të largohet nga Manchester City.
Sipas medieve britanike, Walker është i gatshëm të përfundojë kontratën e tij aktuale me klubin nga ‘Etihad Stadium’, e cila skadon në vitin 2024.
Walker, i cili është lojtar i rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolës, dëshiron rikthimin te ish-klubi i tij, Sheffield United.
“Walker ëndërron të kthehet në ish-klubin e tij, Sheffield United, aty ku filloi karrierën e tij futbollistike”, shkruajnë mediet në ishull.
Ndryshe, mbrojtësi anglez, kërkohet edhe nga West Hami, një tjetër klub i madh i Premier Leagues.