Sistemi zinxhir te Manchester United po rezulton mjaft prodhimtar dhe trajneri holandez, Erik Ten Hag, po e merr shumë seriozisht.
Janë shtatë futbollistë që mund të ndjekin hapat e Alejandro Garnachos duke luftuar për një vend në ekipin e parë.
Lista e të rinjve premtues, e përpiluar nga Mirror, është si më poshtë: Facundo Pellistri, Kobbie Mainoo, Zidane Iqbal, Noam Emeran, Omari Forson, Shola Shoretire dhe Aníbal Mejbri.
Pellistri, lojtar uruguain dhe me të kaluar te Alavés në Spanjë, është ai që ka pasur më shumë rëndësi deri tani te “Djajtë e Kuq”.