Rashfordi rikthehet në stërvitje pas lëndimit

Futboll

Rashfordi rikthehet në stërvitje pas lëndimit

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:19
Rashfordi

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është rikthyer në stërvitje pasi mungoi në ndeshjen e së shtunës kundër Wolvesit.

Golashënuesi më i mirë i Unitedit është rikthyer në stërvitje për herë të parë që nga një dëmtim në këmbë javën e kaluar.

Rashfordi humbi fitoren 2-0 ndaj Wolvesit, por tani është i vendosur të kthehet në ekip për ndeshjen në udhëtim te Bournemouthi të shtunën, kur Unitedi do të kërkojë të bëjë një hap më shumë për të vulosur një vend në top katërshe dhe një rikthim në Ligën e Kampionëve.

Rashfordi ka qenë lojtari më me ndikim i Unitedit këtë sezon, me 28 gola dhe tetë asistime, por sezoni i tij është ndërprerë nga dëmtimi kohët e fundit.

Sulmuesi anglez pati një problem muskulor në fitoren ndaj Evertonit dhe mungoi për 12 ditë, duke humbur ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Sevillas dhe fitoren 2-0 ndaj Nottingham Forestit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat