“Kam vrapuar më shumë se në të gjithë ndeshjen”-kështu e nisi Pedri intervistën për mediet spanjolle, pas sigurimit të titullit kampion të La Liga, në fitoren 2-4 ndaj Espanyol.
Mesfushori i Barcelonës rrëfeu emocionet në momentin që fusha u “pushtua” nga tifozët vendas gjatë festimeve të Barçës.
“Ne po festonim. Ne nuk donim të mos respektonim askënd, ne gjithmonë festojmë kështu.
Në Një pikë dëgjova thirrjet: ‘Vrapo, vrapo’. Dhe vrapova më shpejt se gjatë gjithë ndeshjes.
Kishte frikë sepse tuneli ishte i ngushtë dhe të gjithë rrëshqitën. Përveç Carles Naval, delegatit tonë, i cili vazhdoi të ecte sikur të mos kishte ndodhur asgjë”-tha Pedri.