Sulmuesi i Arsenalit dhe i kombëtares angleze Saka ka folur për fillimet e tij në botën e futbollit, duke i folur për momentet e para gjatë të cilave ushqeu ëndrrën për t’u bërë lojtar.
E tashmja dhe e ardhmja e Arsenalit dhe Anglisë, Bukayo Saka foli për faqen zyrtare të Topçinjve duke shpjeguar pasionin e tij për futbollin dhe atë që e frymëzoi atë që në moshë të re të përpiqej të bëhej një lojtar profesionist.
Në rrëfimin e anglezit, kuptojmë se nuk kishte diçka të veçantë që e afronte atë me topin, por, siç ka pranuar vetë ai, dashuria për këtë sport ka qenë gjithmonë brenda tij.
FILLIMET – “Kur isha më i ri kam qenë gjithmonë shumë aktiv. Jashtë shtëpisë time kishte një hapësirë të madhe të gjelbër, një kopsht, ku mund të dilja. Të gjithë ne (fëmijët), fqinjët mund të dilnim dhe të luanim futboll.
“Kujtimi im i parë duke luajtur futboll është në fakt në kopshtin tim të pasmë në shtëpi, por kur fillova të luaja me fëmijët e tjerë ishte në atë të përparmë. Më dukej diçka e natyrshme.
“Unë nuk mendoj se jam frymëzuar nga askush apo asgjë për të luajtur, thjesht ka ndodhur në mjedisin ku jemi rritur”.
FRYMËZIM – “Sa më shumë rritesha, aq më shumë u dashurova me futbollin. Luaja shumë, por shikoja edhe shumë futboll. E adhuroja Cristiano Ronaldo-n. Shumë fëmijë të tjerë në moshën time pëlqenin ta shikonin gjithashtu.
“Ne kemi parë veçanërisht gjërat e ndryshme që ai mund të bënte në fushë, aftësitë e tij. Edhe mënyra se si ai gjuante goditjet e dënimit, mendoj se shumë prej nesh përpiqeshin ta imitonin atë”, tha Saka.