Zakonisht, Komisionet e Garave dhe ato Disiplinore të Federatës së Futbollit të Kosovës i çojnë në disiplinorë klubet apo futbollistët.
Por, diçka e pazakontë ka ndodhur sot.
Në fakt, Komisioni i Garave i Superligës e ka dërguar në procedurë disiplinore… delegatin e ndeshjes Vushtrria – Kika, Mentor Baliu.
Motivi? Tejkalimi i autorizimit në ndeshje duke e urdhëruar referin kryesor që ta ndërpresë ndeshjen derisa të largohet përfaqësuesi zyrtar i ekipit mysafir në tribuna, ndërkohë që nuk kishte ndonjë arsye për këtë veprim.
“Kur përfaqësuesi zyrtar i KF ”KIKA” tentoi të futet në lokalet zyrtare për plotësimin e protokolit zyrtar të ndeshjes, delegati e urdhëroi që të dalë jashtë dhe e largoi nga lokalet zyrtare” njofton Komisioni i Garave.
Ndërkohë, në disiplinor përfunduan edhe Ballkani dhe Llapi.