Lajme të mira për Jose Mourinho në prag të ndeshjes kundër Bayer Leverkusen në Europa League.
Tekniku portugez ka rikuperuar tre lojtarë të rëndësishëm për Romën për sfidën e dytë gjysmëfinale të Europa League.
Paulo Dybala, Stephan El Shaaraëy dhe Chris Smalling kanë lënë pas dëmtimet e tyre dhe janë rikuperuar. Lojtarët verdhekuqë janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës për herë të parë që nga dëmtimet e tyre.
Mourinho mund t’i llogarisë tashmë Dybala, El Shaaraëy dhe Smalling për sfidën e nesërme.
Përballja e parë mes Romës dhe Bayer Leverkusen ka përfunduar në shifrat 1-0 dhe gjithçka është e hapur për kualifikimin në finale.