Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino raportohet se është afër marrëveshjes me Chelsea-n.
Pochettino, i cili prej largimit nga PSG-ja është i papunë, duket se zejen e tij, do të vazhdojë në Premier League.
Ish-trajneri i Tottenhamit, thuhet se do të marrë ‘timonin’ e Chelseas, e cila përkohësisht po drejtohet nga Frenk Lampard.
Mauricio Pochettino, i cili pritet të jetë trajneri i Chelseat për sezonin e ardhshëm, sipas medieve britanike, dëshiron që në ‘Stamford Bridge’ të sjellë edhe yllin e Romës, Paulo bala-n.
“Fichajes” shkruan se klauzola e lirimit të Dybala-s prej vetëm 12 milionë euro e bën shumë më të lehtë transferimin e ish-sulmuesit të Juventusit në Londër.