Pierre-Emerick Aubameyang ka njoftuar rikthimin në ekipin kombëtar të Gabonit një vit pasi u tërhoq, duke përmendur ndikimin e presidentit të vendit Ali Bongo Ondimba në vendimin e tij.
Sulmuesi i Chelseas, që kishte debutuar me kombëtaren afrikane më 2009, duke bërë gjithsejt 72 paraqitje dhe duke realizuar tridhjetë gola, prej kohësh nuk shkonte mirë me Federatën e Futbollit të Gabonit, gjë e cila kishte ndikuar që në maj të vitit të kaluar ai ta linte ekipin.
Aubameyang, deri tani lojtari më i arrirë nga Gabon, ka njoftuar të martën se është sërish është në dispozicion të kombëtares.
“Ditë më parë pata nderin e jashtëzakonshëm të takohesha me presidentin, Ali Bongo Ondimba, ku dëgjova fjalët e mençura që ai më tha.
Pas kësaj unë e vura veten sërish në dispozicion të vendit tim dhe trajnerit Patrice Neveu”, ka thënë futbollisti i njohur.